Ja kush mund të festojë sot

Futboll

Ja kush mund të festojë sot

Më: 8 maj 2021 Në ora: 13:10
Ja kush mund të festojë sot

Manchester City, Bayern Munich dhe Besiktas janë tri skuadrat që mund të shpallen kampione gjatë ditës së sotme.

Manchester City ka një sfidë të vështirë përpara vetes, pasi do të përballet me skuadrën finaliste të Ligës së Kampionëve, Chelsea.

Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel do të përballen edhe një herë tjetër përpara finales së 29 majit në Stamboll.

‘Bavarezët’ janë ekipi tjetër që mund të kurorëzohet kampion gjatë ditës së sotme, nëse fiton ndaj Borussia Monchengladbach.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena” dhe nga minuta e parë pritet të startojë edhe Robert Lewandowski, i cili ka qenë i lënduar.

Skuadra tjetër e cila mund të shpallet kampione sot është ajo nga Turqia, Besiktas.

Ndeshja derbi mes Besiktas dhe Galatasaray do të zhvillohet sot, kur kanë mbetur edhe 4 xhiro pa përfunduar liga.

Renditja tabelare është shumë e ngushtë dhe sigurisht mund të ketë surpriza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat