Zidane e pranon se dëmtimet e shumta e kanë kushtëzuar sezonin e Realit

Futboll

Zidane e pranon se dëmtimet e shumta e kanë kushtëzuar sezonin e Realit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:33
Zidane e pranon se dëmtimet e shumta e kanë kushtëzuar sezonin e Realit

Sevilla është një ndër barrierat kryesore që mund ta pengojë Realin e Madridit drejt rikonfirmimit si kampion i Spanjës. Në konferencën për shtyp para sfidës me skuadrën andaluze, Zinedine Zidane, parashikon një përballje të fortë, por të ndryshme nga ajo me Chelsea-n, që eliminoi Realin nga Championsi.

“Sevilla është ekip i mirë, do të jetë një lojë ndryshe nga ajo me Chelsea-n dhe dhe do të jetë e vështirë. Ne e dimë për çfarë po luajmë. Kanë mbetur edhe katër finale. Duhet ta harrojmë Ligën e Kampionëve tani dhe të përqendrohemi te titulli në La Liga. Kritikat? Unë kam përgjegjësi kur fitoj dhe humbas. E rëndësishme është të jap gjithçka. Babai im më thoshte: punë, punë dhe vetëm punë. Pjesa tjetër është bla, bla, bla”.

Francezi, i pyetur për të ardhmen e tij, këmbënguli se vendimet do t’i marrë në të mirë të klubit.

“Do t’ia bëj shumë të lehtë klubit, sepse më ka dhënë gjithçka. Por, tani mendoj vetëm për Sevillan, asgjë më shumë. Na intereson Sevilla dhe çfarë ka mbetur nga kampionati”.

Zidane e pranoi se dëmtimet e shumta e kanë kushtëzuar sezonin e Realit.

“Është shqetësim, sepse na kanë ndodhur shumë mungesa për shkak të dëmtimeve. Rasti ynë është ai i ekipit që ka pasur më shumë lëndime. Më shqetëson kjo. Është një vit i veçantë, lojtarët nuk pushojnë kurrë. Shpresoj që për sezonin e ardhshëm të ndryshojë situata dhe të jemi me një kalendar më normal dhe një fazë parasezonale normale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat