Shqiptari asiston në fitoren kundër Tottenhamit

Futboll

Shqiptari asiston në fitoren kundër Tottenhamit

Nga: K.G. Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:21
Alioski e Bamford festojnë

Shqiptari Ezgjan Alioksi është sikur në qiellin e shtatë me ekipin e Leeds Utd, të cilët e mposhtën me rezultat 3:1 Tottenhamin, në takimin e javës së 35-të në Premier League. 

Futbollisti shqiptari bëri lojë të mirë dhe asistoi në golin e dytë të minutës së 42-të, kur realizoi Bamford. 

Për Leeds shënuan Dallas (13'), Bamford (42') e Rodrigo (84') dhe për Tottenhamin Son Heung Min (25'). 

Tottenham zë vendin e gjashtë me 56 pikë dhe duket se ka humbur hapin për një vend në Champions League dhe Leeds është në pozitën e nëntë me 50 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat