Ismajli me Spezian pësojnë humbje të thellë nga Napoli i Rrahmanit dhe Hysajt

Futboll

Ismajli me Spezian pësojnë humbje të thellë nga Napoli i Rrahmanit dhe Hysajt

Nga: K.Goca Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:55
Ismajli me Spezian pësojnë humbje të thellë nga Napoli i Rrahmanit dhe Hysajt

Amir Rrahmani dhe Elseid Hysaj me Napolin importojnë tre pikë të mëdha në luftë për të siguruar një vend në garat e Champions League. 

Napoli ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj Spezias, në takimin e javës së 35-të të Serie A. 

Për napolitanët shënuan futbollistët Zielinski (15'), Osimhen (23' e 44'), Lozano (80'}) dhe për Spezian Piccoli (64').

Rrahmani dhe Hysaj u paraqitën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 69-të.

Hysaj u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 6-të dhe Ismajli u paraqit standard për Spezian.

Napoli ngritët në vend të dytë me 70 pikë dhe Spezia renditet i 16-ti me 34 sosh, jashtëzakonisht i rrezikuar për të rënë nga liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat