Ballafaqimi mes Dortmundit dhe Leipzig u përshkrua me rivalitet të madh deri në pikën e fundit.
Përballje që përfundoi me fitoren e Dortmundit me rezultat 3:2 në kuadër të javës së 32-të të Bundesliga I.
Dukej se verdhezinjtë do të fitojnë më lehtësi, kur avancuan me 2:0 në minutën e 51-të, kështu nuk ndodhi. Megjithatë, Sancho shënon në minutën e 87-të dhe ia siguroi fitoren.
Për Dortmundin shënuan Reus (7'), Sancho (51' e 87’) dhe për Leipzig Klostermann (63') e Olmo (77').
Leipzig renditet në vend të dytë me 64 pikë dhe Dortmundi është i katërti me 58 sosh.