Prishtina kërkon tre pikë në luftë për titullin e kampionit

Futboll

Prishtina kërkon tre pikë në luftë për titullin e kampionit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:45
Ilustrim

Kanë mbetur edhe tre javë deri në përfundim të kampionatit dhe Prishtina është në krye të klasifikimit me tre pikë më shumë rrugës për ta rikthyer titullin nga viti 2013.

"Por, për kundërshtar të nesërm ka rivalin që s’ka tjetër me rezultate pozitive ndaj skuadrës sonë, Feronikelit nga Drenasi, tre herë kampionë të Kosovës dhe skuadra e tretë më e suksesshme pas luftës.

Megjithatë, Feronikeli është në luftë të ashpër për mbijetesë, por po ashtu është ndër dy skuadrat e vetme që Prishtinës në këtë edicion i ka marrë më së shumti pikë, respektivisht 0:0 në Prishtinë në javën e 16-të dhe ia ka shkaktuar humbjen e vetme pranverore në Drenas në javën e 25-të (2:0). Prishtina pati fituar takimin e parë në Drenas, 2:1.

Pas luftës dy skuadrat janë ndeshur në 27 ndeshje kampionale dhe Feronikeli është skuadra e vetme me bilanc pozitiv, 11 fitore, 8 barazime dhe 8 fitore të Prishtinës dhe me goldallim të barabartë, 26:26.

Nga 8 përballje në “Fadil Vokrri”, dy skuadrat kanë fituar nga 3 ndeshje dhe 2 barazime me goldallim +3 për Prishtinën, 8:5.

Të gjitha këto statika bënë që Prishtina të jetë maksimalisht e kujdesshme, e përqëndruar dhe jo euforike. Shto kësaj që skuadra nesër pas disa ndeshjesh është pothuajse tërësisht e kompletuar, nuk ka kartona dhe mungojnë vetëm dy të lënduarit, Shillova dhe i riu nga Gana, Mone.

Prishtina me fitore do të ishte edhe dy hapa larg titullit, me mundësi nga rezultatet tjera që të arrinte tek qëllimi edhe më herët se ndeshja e fundit. Por, të presim e të shohim, thjesht nesër na duhen tre pikët që për klubin janë jetike në këto tetë vitet e fundit. Optimizmi është i jashtëzakonshëm, morali është i lartë dhe krejt çfarë duhet është që skuadra të jep maksimumin me përqendrim maksimal", shkruan në faqen e FC Prishtina.

Java XXXIV

Prishtina – Feronikeli

E diel, 9 maj – ora: 15.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: M. Bejtullahu, I. Kabashi, A. Ejupi,V. Ibërdemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat