Tirana fiton mes tensionit ndaj Kastriotit

Futboll

Tirana fiton mes tensionit ndaj Kastriotit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 18:33
Tirana fiton mes tensionit ndaj Kastriotit

Laçi triumfon me rezultatin minimal 0-1 në transfertën fierake ndaj Apolonisë dhe regjistron fitoren e dytë radhazi në harkun e pak ditëve, duke u rikthyer plotësisht në garën për titullin kampion, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i sezonit.

Kurbinasit vuajtën jo pak në “Loni Papuçiu”, teksa në pjesën e parë në një moment patën nevojë edhe për ndihmën e traversës, ndërsa në minutën e 48’ ishte mbrojtësi anësor Emiljano Musta që shënoi golin me vlerë 3-pikëshe në portën e Harizit.

Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e tretë me 56 pikë, ndërsa Apolonia ka shpresa mbijetese vetëm matematikisht, pasi 4 javë nga fundi i sezonit, nuk ka mrekulli që ta mbajë ende në elitën e futbollit shqiptar.

Rikthehet te fitorja edhe Tirana, që mposhti me rezultatin minimal 1-0 Kastriotin në “Selman Stërmasi” dhe u ngjit në vendin e 5-të. Një gol i Erjon Hoxhallarit me kokë në minutën e 78’ vendosi fatin e takimit, ndërsa në kryeqytet nuk mungoi as tensioni.

Mbrojtësi bardheblu shënoi pas një rrëzimi të Okebungwu-t në fushë dhe krutanët u ankuan për mungesë të fair play-t, duke bërë që të fushë të krijohej një situatë kaotike. Drejtuesit e Kastriotit bënë thirrje që skuadra të braktisë ndeshjen, por pas disa minutash tension, futbollistët u rikthyer në fushë dhe vijuan lojën deri në vërshëllimën finale.

Me këtë humbje, që është e katërta në 5 javët e fundit, Kastrioti komplikon edhe më shumë mbijetesën, pasi do t’i duhet të duelojë ashpër me Skënderbeun e Bylisin deri në javën e fundit të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat