Hoxhallari: Eksperienca po më ndihmon

Futboll

Hoxhallari: Eksperienca po më ndihmon

Më: 8 maj 2021 Në ora: 20:05
Hoxhallari: Eksperienca po më ndihmon

Erion Hoxhallari foli pas fitores 1-0 kundër Kastriotit, ku si protagonist ishte autor i golit të vetëm të takimit, i cili tregoi se qëllimi i tij kishte qenë për të asistuar dhe jo shënuar.

Në “gol pas goli”, ai u shpreh:“S’di si ta them se dhe unë ndoshta e kam bërë atë gol, ndoshta ka qenë dhe fati. Në mendimin tim ishte për ta kthyer drejt zonës, pastaj përfundoi në rrjetë. Ishte fati ynë. Unë isha i fundit që më erdhi topi te koka. S’kisha mundësi të mendoj. Doja ta ktheja te lojtarë e tjerë, por hyri gol.

“Motivimi nga Kombëtarja? Ky është sezoni më i mirë për mua i këtij viti. Edhe ftesa e Kombëtares ndikon. Sa vjen e rritesh në moshë, kupton shumë gjëra dhe eksperienca ka të bëjë.

“E ardhmja? Kush është ai që nuk do të largohet në një kampionat më të fortë dhe më të mirë.

Unë isha i fundit që doja ta nxirrja atë top jashtë. Më erdhi te koka dhe nuk mendova asgjë tjetër. Për punën e largimit shpresoj të ndodhë në fund të sezonit. Do ulem me presidentin dhe të shohim çfarë ofertash mund të vijnë. Shpresoj të dakordësohemi”, – përfundoi Hoxhallari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat