Chelsea fiton dhe shtyn festën e Manchester Cityt

Futboll

Chelsea fiton dhe shtyn festën e Manchester Cityt

Nga: K.Goca Më: 8 maj 2021 Në ora: 20:24
Chelsea fiton dhe shtyn festën e Manchester Cityt

Manchester City dështon si vendas, pëson humbje me 2:1 nga Chelsea dhe i shtyhet festa e titullit të kampionit të Anglisë.

Një ndeshje mjaft e mirë mes dy skuadrave, të cilat do të takohen edhe në finalen e madhe të Champions League, me datën 29 maj. 

Në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 44-të Sterling realizoi për 1:0. 

Në minutën e 45+3, Aguero humbi penalltinë, duke lëshuar rastin të thellojë epërsinë. Në pjesën e dytë, në minutën e 63-të Ziyech barazon rezultatin 1:1. Në minutën e 90+2, Alonso shënon për fitoren e Chelseas.

Manchester City kryeson me 80 pikë dhe Chelsea renditet në pozitën e katërt me 64 sosh pas 35 jave në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat