Modelja e njohur i jep fund fejesës me lojtarin e Kosovës, ja arsyet e ndarjes

Futboll

Modelja e njohur i jep fund fejesës me lojtarin e Kosovës, ja arsyet e ndarjes

Më: 8 maj 2021 Në ora: 21:58
Modelja e njohur i jep fund fejesës me lojtarin e Kosovës, ja arsyet e ndarjes

Modelja Oriola Marashi dhe futbollisti që mori famë si lojtar i Kombëtares, Eros Grezda, i kanë dhënë fund fejesës. Dyshimet për një krisje të mundshme të marrëdhënies të tyre lindën, pasi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, ndërkohë që kohët e fundit ishin bërë shumë aktivë me postimet nga lidhja e tyre.

Por miqtë e tyre tregojnë se ata janë ndarë, duke prishur planin që kishin bërë për martesë. Ndryshe nga Erosi, Oriola ka harruar të fshijë fotot me Erosin që nga koha kur u fejuan rreth muajit qershor të vitit të kaluar 2020.

Pas fejesës, ata u vendosën në Kroaci për të bashkëjetuar dhe vendimi për t’u fejuar erdhi pas muajve të karantinës, që i kaluan bashkë në shtëpinë e futbollistit 25-vjeçar.

Arsyeja e prishjes së fejesës ka qenë distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshiron të lërë karrierën si modele. Prej disa vitesh, ajo ka lidhur kontratë me firmën prestigjoze amerikane “GUESS”, për të cilën ka sfiluar dhe ka realizuar herë pas here sete për fushata të ndryshme.

Këto kohë, ajo është vendosur në Itali, ku dhe është parë afër miqve të huaj, ku dhe ka shfaqur talentin e saj si këngëtare gjatë një feste me stafin e “Guess”. Në atë festë ajo këndoi me ta “Shallw” të Lady Gaga dhe Bradley Cooper, video që tregoi se jeta e saj ka marrë tashmë një tjetër drejtim larg Erosit, shkruan Panorama.al

Lajmi për prishjen e fejesës vjen dy muaj, pasi festoi ditëlindjen e 25-të, kur urimin më të bukur e mori nga Erosi. Ai kishte gjetur mënyrën për ta surprizuar ish-partneren, duke mbledhur një grup fotosh nga udhëtimet e tyre dhe momentet e përbashkëta për t’i thënë që e do dhe për ta uruar në mënyrë unike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat