Shqiptarët e Shkupit kërkojnë fitore ndaj Pelisterit

Futboll

Shqiptarët e Shkupit kërkojnë fitore ndaj Pelisterit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:05
Shqiptarët e Shkupit kërkojnë fitore ndaj Pelisterit

Skuadra e futbollit Shkupit ka mbyllur sot edhe stërvitjen e fundit në prag të javës së 32-të, që është e parafundit e këtij sezoni në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

"Në këtë ndeshje skuadra jonë ka rastin që të vulos pozitën e dytë dhe daljen për herë të katër radhazi në arenën ndërkombëtare, duke qenë një nga ekipet më serioze në vend.

Të dielën ekipi ynë përballë do të ketë skuadrën nga Manastiri, që tani më kjo ekip ka vulosur mbetjen në elitën e futbollit vendor, por sigurisht se në Shkup vjen për të luajtur futboll të mirë dhe pa preokupime.

Pikërisht për këtë ka folur edhe portieri i ekipit tonë, i cili ka potencuar se nuk do të jetë aspak ndeshje e lehtë dhe se duhet luftuar deri në ndeshjen e fundit për të gjitha pikët", shkruan në faqen e FC Shkupi.

“Po afrohet fundi i kampionatit, na presin edhe dy takime shumë të rëndësishme, ne jemi gati që në këto dy përballje të shkojmë për fitore dhe të sigurojmë Evropën e shumë dëshiruar.

Ndaj Pelisterit presim një takim interesant dhe të hapur, ata tani më kanë siguruar mbetjen në Ligë, mirëpo nuk do të thotë që ata këtu do të ndalen, kështu që të mos mashtrohemi se do të kemi detyrë të lehtë. Ndaj tyre na pret takim i vështirë, ndërsa ne si profesionistë do të duhet që deri në fund ta kryejmë detyrën tonë ashtu si duhet, të japim maksimumin të luftojmë në fushë, pasi vetëm kështu mund të arrijmë te fitorja dhe të ruajmë pozitën e dytë që na mundëson garat Evropiane”, theksoi Kristijan Naumovski.

Kujtojmë se Naumovski në katër ndeshjet e fundit nuk ka pranuar gol dhe është një nga portierët më të mirë të vendit tonë. Në ndeshjen ndaj Pelisterit ekipi ynë do të ketë mungesë Matej Cvetanoskin, i cili shkaku i pesë kartonëve të verdhë është i detyruar të pushoj.

Ndeshja Shkupi – Pelisteri luhet në stadiumin e komplesktit sportiv të FFM-s, me fillim në orën 16:00, ndërsa arbitër kryesor do të jetë A. Grujoski nga Kërçovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat