Kurset e FSHF për formimin e profesionistëve në futboll

Futboll

Kurset e FSHF për formimin e profesionistëve në futboll

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:44
Kurset e FSHF për formimin e profesionistëve në futboll

Drejtoria e Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit vijon aktivitetin vjetor me përgatitjen e trajnerëve, përgatitësve atletikë, video-analistëve, mjekëve dhe fizioterapistëve.

Përtej vitit të vështirë që po kalojnë si pasojë e pandemisë së Covid-19, kurset e planifikuara në planin vjetor janë zhvilluar pa asnjë ndërprerje.

Kursi për trajnerin e përgatitësve atletikë në futboll, i cili po zhvillohet aktualisht është i dyti për këtë vit pas atij që u zhvillua në periudhën dhjetor-janar.

Në program është edhe një i tretë i cili parashikohet të zhvillohet në fund të vitit aktual. Kursi i analistëve të futbollit dhe videos, i organizuar nga Sektori i Video-Analizës është duke përmbyllur të parin për këtë vit dhe gjatë këtij viti janë parashikuar edhe dy kurse të tjerë.

Sektori i Mjekësisë Sportive përfundoi me sukses dy kurse këtë vit, i fundit “UEFA Football Doctor Education” ku morën pjesë 50 mjekë dhe fizioterapistë të cilët morën leksione nga emra të mëdhenj kombëtarë dhe ndërkombëtarë.

Gjatë këtij viti do të zhvillohen dhe dy module të tjera për të rritur akoma më shumë fushën e mjekësisë sportive duke parë nevojat e klubeve dhe ekipeve kombëtare për mjekë e fizioterapistë të kualifikuar.

Aktualisht Drejtoria e Edukimit në FSHF po zhvillon kursin e trajnerin për licencën UEFA A, që përfundon në datën 28 qershor.

Më datën 7 qershor zhvillohet kursi i trajnerit për licencën UEFA B, ndërsa më 4 tetor kursi për licencën UEFA Pro.

Sakaq, në muajin dhjetor ashtu si çdo vit do jetë kursi i Drejtorëve Sportivë.

Kursi i ri për licencën UEFA C parashikohet të ketë 3 periudha në këtë vit, por ende nuk kanë mbërritur nga UEFA datat e zhvillimit të këtyre kurseve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat