Aguero kërkon falje për penaltinë e humbur

Futboll

Aguero kërkon falje për penaltinë e humbur

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:50
Kun Aguero

Kun Aguero ka kërkuar falje për “vendimin” e tij të gabuar.

Sulmuesi argjentinas ishte titullar në ndeshjen ndaj Chesleat në kuadër të xhiros së 35-të të Premierligës pas shumë kohësh.

Manchester City fitoi një penalti në minutat e fundit të pjesës së parë ndaj Chelseat në “Etihad” dhe Aguero morri përsipër përgjegjësinë për gjuajtjen e penaltisë, por e humbi atë.

32 vjeçari u mundua të shënojë me një “panenka” të plogësht, ku portieri Eduard Mendy e lexoi lëvizjen e tij.

Tani ai ka kërkuar falje të gjithë tifozëve, stafit dhe bashkëlojtarëve për humbjen e penaltisë. Aguero zgjodhi rrjetin e tij social, Twitter për ta bërë një gjë të tillë.

“Unë do të doja t’u kërkoja falje shokëve të ekipit, stafit dhe mbështetësve të mi për humbjen e penalltisë. Ishte një vendim i keq dhe unë marr përgjegjësinë e plotë”, deklaroi Aguero.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat