Liverpooli fiton tre pikë të mëdha, ende shpreson për vend të katërt

Futboll

Liverpooli fiton tre pikë të mëdha, ende shpreson për vend të katërt

Nga: K.Goca Më: 8 maj 2021 Në ora: 23:05
Liverpooli fiton tre pikë të mëdha, ende shpreson për vend të katërt

Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në përballje me Southamptonin, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Anfield”.
Tre pikë të rëndësishme që ia mbajnë ende gjallë gjasat për një vend në garat e Champions League. 

Në minutën e 31-të, Mohamed Salah harkon për bukuri ndërsa Sadio Mane nga afërsia me kokë shënon në këndin e poshtëm të djathtë të rivalit, 1:0. 

Në minutën e 90-të, futbollisti Thiago Alcantara vulos fitoren me rezultat 2:0

Xherdan Shaqiri qëndrojë në bankë dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë.

Pas javës së 35-të në Premier League, Liverpooli renditet në vend të gjashtë me 57 pikë por ka një ndeshje me pak dhe Southampton është i 16-ti me 37 sosh.  
Liverpooli me 13 maj do të luajë në konak të Manchester Utd.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat