Hynë në fushë dhe shkaktuan incidente, arrestohet presidenti i Kastriotit dhe Drejtori Teknik

Futboll

Hynë në fushë dhe shkaktuan incidente, arrestohet presidenti i Kastriotit dhe Drejtori Teknik

Më: 9 maj 2021 Në ora: 09:03
Arrestohet presidenti i Kastriotit dhe Drejtori Teknik

Presidenti i ekipit të futbollit dhe drejtori teknik i Kastriotit kanë rënë në prangat e policisë, pasi shkaktuan tensione dhe ndërprerën ndeshjen me Tiranën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” e kryer në bashkëpunim, dhe “Veprime të dhunshme në aktivitete sportive” të kryera në bashkëpunim, të shtetasve:

•Alban Vogli 34 vjeç, Presidenti i një ekipi futbolli

•Gazmend Vogli 32 vjeç, Drejtor Teknik i një ekipi futbolli

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme në rrugën “Sulejman Delvina”, tek stadiumi “Selman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Kastrioti, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë hyrë në fushën e lojës duke shkaktuar tension dhe ndërprerjen e ndeshjes për disa minuta dhe më pas kanë goditur dy punonjës policie për të shmangur shoqërimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat