Vidal mendon largimin nga Interi, e ardhmja e tij mes Francës dhe Brazilit

Futboll

Vidal mendon largimin nga Interi, e ardhmja e tij mes Francës dhe Brazilit

Më: 9 maj 2021 Në ora: 09:19
Arturo Vidal

 Arturo Vidal nuk është më një i paprekshëm nga trajneri Antonio Conte.

Mesfushori kilian iu bashkua Interit verën e vitit të kaluar nga Barcelona dhe ka arritur të shpallet kampion në Serie A.

Megjithatë ai nuk ka qenë një titullar i rrregullt nga trajneri Antonio Conte dhe e ardhmja e tij duket larg klubit zikaltër.

Image

33-vjeçari mund të largohet gjatë afatit kalimtar veror nga Neroazzurët, derisa ka dy destinacione para vetës.

Mediat italiane kanë raportuar se e ardhmja e lojtarit është mes kampionatit francez dhe atij brazilian.

Olympique Marseille në Ligue 1 dhe Flamengo në elitën e futbollit brazilian janë vënë pas veteranit.

Vidal ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2022 dhe mund ta shkëpusë atë për të nënshkruar me klubin e ri.

Kiliani këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në dy të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat