Reali para sfidës së madhe

Futboll

Reali para sfidës së madhe

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:07
Reali para sfidës së madhe

Vetëm katër ditë pas eliminimit në Champions nga Chelsea Reali i Madridit do t’i kthehet kampionatit dhe tashmë rekordmenët e futbollit spanjoll do të hedhin të gjitha forcat në ligë, për të mbrojtur me fanatizëm titullin në Primera Division.

Në mënyrë të kuptueshme tani kampionati është trofeu i vetëm që i mbetet skuadrës merengues, që janë të shtrënguar për të mbledhur edhe ato pak energji që kanë mbetur për të shpëtuar sezonin.

Përballë këtë herë qëndron skuadra e Sevillas dhe dy ekipet do të masin forcat në një klasike të temporada-s, ndeshje që pritet të vendosë vërtet shumë në lidhje me fatin e mëtejshëm të këtij edicioni të kampionatit spanjoll.

 Ndeshja Real – Sevilla pra do të zhvillohet në orën 21:00 në Stadiumin “Alfredo di Stefano” të Madridit, ku skuadra andaluziane nuk e mposht ekipin merengues që nga triumfi i paharruar me shifrat 4-3, në vitin e largët 2008, kur klubet drejtoheshin respektivisht nga trajnerët Bernd Schuster e Manolo Jimenez, ndërsa fatin e këtij dueli të zjarrtë e vuloste mesfushori brazilian Renato, me një gol 5’ para fundit të takimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat