Ndeshja me Juventusin vlen sezonin

Futboll

Ndeshja me Juventusin vlen sezonin

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:15
Ndeshja me Juventusin vlen sezonin

Milani luan një ndeshje shumë të rëndësishme ditën e sotme ,teksa përballet me Juventusin në transfertë, në një sfidë që pritet të vendosë shumë të objektivat e dy skuadrave.

Të dy ekipet luftojnë për një vend në Champions dhe janë në kuotë të barabartë pikësh.

Për këtë arsye, ndeshja e ditës së sotme merr një rëndësi të veçantë nga të dyja kampet. Duke parë këtë, tifozët e Milanit kanë menduar t’i japin zemër skuadrës së tyre në prag të kësaj sfide të rëndësishme.

Tifozët kuqezi janë mbledhur ditën e sotme në një numër shumë të madh, në qendrën stërvitore të Milanit, “Milanello”, për t’i dhënë zemër dhe mbështetje skuadrës së tyre për të marrë një rezultat pozitiv, i cili do i afronte edhe më shumë me Ligën e Kampioneve që mungon prej vitesh..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat