Sadiku realizoi dy gola, trajneri i Bolivarit nuk përmbahet

Futboll

Sadiku realizoi dy gola, trajneri i Bolivarit nuk përmbahet

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:17
Sadiku realizoi dy gola, trajneri i Bolivarit nuk përmbahet

Armando Sadiku më në fund gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Bolivarit në Bolivi, aty ku u transferua në merkaton e janarit nga turqit e Erzurumsporit.

Sulmuesi i Kombëtares, jo vetëm që gjeti golin, por shënoi dhe dopietë, në ndeshjen që Bolivari fitoi 0-5 ndaj San Hoze në kampionat. Fillimisht shqiptari zhbllokoi takimin në minutën e 22-të, ndërkohë që në fundin e pjesë së parë, shënoi edhe golin e dytë personal.

Ajo që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte edhe reagimi i trajnerit të Bolivarit pas golit të parë të Sadikut, teksa nuk përmbahet duke lëshuar një britmë të fortë nga gëzimi.

Duket se edhe trajneri e ka pritur me padurim këtë gol të futbollistit shqiptar, i cili në këto kohë ka pasur edhe fatin kundër, duke i shkuar golit rrotull, por pa arritur të shënojë, diçka që e bëri dje dy herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat