Superliga kthehet në qendër të vëmendjes

Futboll

Superliga kthehet në qendër të vëmendjes

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:19
Superliga kthehet në qendër të vëmendjes

Superliga kthehet në qendër të vëmendjes dhe mund të ketë pasoja serioze për të ardhmen e futbollit.

UEFA ka komunikuar sanksionet për klubet themelues, të cilët janë gati të kundërpërgjigjen. Beteja mund të përfundojë në gjyq dhe rezultati mund të jetë i favorshëm për skuadrat ‘rebele’.

Corriere dello Sport ka shkruar se Juventus, Barcelona dhe Real Madrid mbështeten te një vendim i gjykatës së Madridit, aty ku ka lindur Superliga, që ka urdhëruar UEFA-n dhe FIFA-n të mos ndërmarrë masa ligjore kundër Superligës.

Gjykata e Madridit ka përcaktuar se pozicioni i monopolit të UEFA-s dhe FIFA-s shkon kundër parimeve të konkurrencës së lirë dhe sipërmarrjeve të lira. UEFA duhej të kishte bërë një ankimim brenda 20 ditësh, që tashmë kanë kaluar.

Por edhe nëse do ta apelonte vendimin tani, vendimi i Gjykatës së Drejtësisë nuk do të ishte aspak i sigurt dhe do të mund t’i jepte fund hegjemonisë së UEFA-s në Europë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat