Teuta më pranë titullit

Futboll

Teuta më pranë titullit

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:31
Teuta më pranë titullit

Mbrojtësi veteran i Tiranës, Kristi Vangjeli ishte i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Zona Gol” në Supersport, ku foli për ecurinë e bardhebluve, pretendimet e Kastriotit për mungesë të Fair Play-t dhe marrëdhëniet me trajnerin Orges Shehi.

Si tifoz i Interit, sa i kënaqur jeni me titullin kampion?
Jam interist, pasi jam rritur me Bobo Vierin. Conte ka bërë që në fillim një grup fantastik. Është një trajner me vlera dhe këtë e ka treguar me kombëtaren, me Juventusin dhe Champions-in. Kishte vazhdimësi gjatë gjithë viti, ishte skuadër e qëndrueshme, ndaj janë me meritë aty ku janë. Interi është pretendent për Champions-in me 2-3 afrime cilësore sezonin e ardhshëm.

Po në La Liga cilën skuadër shihni si favorite?
Atletiko e Madridit ka pasur vazhdimësi gjatë gjithë vitit, ndonëse ndeshjet e fundit e kanë penalizuar disi. Por sërish besoj se Atletiko do shpallet kampion, pasi ka një skuadër shumë të mirë.

A mund ta mbrojë Tirana titullin kampion?
Është e vështirë, pasi janë shumë pak javë dhe nuk është në dorën tonë. Rezultatet e mesjavës dhe fundjavës do ta tregojnë cili ekip është më shumë afër titullit kampion.

Si i komentoni pretendimet e Kastriotit për mungesën e Fair Play-t nga ana e Tiranës?
Nuk ishte aksion për të bërë “Fair-Play”, pasi ata gjatë gjithë lojës tentuan të vononin ndeshjen. Në pozicionin që janë, ju duheshin pikët, por nuk besoj se është një aksion “Fair-Play”, që duhej nxjerrë topin jashtë.

Pse vuan kaq shumë Tirana ndaj të voglave?
Ne gjatë gjithë 90 minuta kemi pasur një ekip të mbyllur mbrapa dhe kemi probleme me këto lloj skuadrash. Nuk mund t’i çajmë dot, ndërsa sot kemi pasur edhe presion rezultati. Në qoftë se barazonin sot, gjithë djersën e ekipit tonë do e kishin hedhur poshtë. Me e rëndësishme është për ne si lojtarë që fituam dhe tani na ngelet detyrë të shpëtojmë sezonin në ndeshjet e ardhshme.

Sa besoni se kjo Tiranë do t’i arrijë objektivat?
Grupi ka shumë besim, që nga trajneri, presidenti e të gjithë. E kemi treguar me rivalët direktë si Teuta dhe Vllaznia, ndaj më shumë është në këmbët tona, ne do ia bëjmë hyzmetin, për të marrë pikët maksimale në 4 javët e fundit. Shpresoj që të kapim vendin e tretë, pasi nga viti i kaluar janë bërë shumë ndryshime. Problemin me të madh e kemi pasur te qendërsulmuesi. Çdo ekip kërkon një lider, por ne do të japim maksimumin, duke i marrë ndeshjet një nga një, që nga ajo me Partizanin.

Si është atmosfera në prag të derbit?
Derbi nuk luhet, por fitohet. Në këto ndeshje duhet të japësh shpirtin në fushë, pasi nuk bën diferencën taktika. Diferencat nuk janë të mëdha mes këtyre 2 ekipeve dhe në qoftë se arrijmë të fitojmë derbin, mund t’i kapim ata, sepse kanë 2 ndeshje të vështira me rivalet direkt.

Si janë marrëdhëniet tuaja me Shehin?
Me Shehin jemi më shumë se shokë. Nuk është se ka ndryshuar shumë, lidhjet që kemi pasur më përpara, kemi dhe tani. Na mungon edhe Muzaka, sepse ka qenë lojtarë i fortë dhe ka dhënë shumë për futbollin.

E keni menduar lamtumirën?
E mendoj shumë herë lamtumirën, por do ta kem shumë të vështirë për të marrë këtë vendim.

Kush e fiton titullin kampion këtë sezon?
Në qoftë se Teuta fiton ndeshjen e radhës me Kastriotin, besoj se ka bërë një hap të madh për të fituar kampionatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat