Larson Ferati shënon një tjetër gol të bukur në Ligën e Parë

Futboll

Larson Ferati shënon një tjetër gol të bukur në Ligën e Parë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:49
Larson Ferati shënon një tjetër gol të bukur në Ligën e Parë

Është zhvilluar edhe java 26-të në Ligën e Parë të Kosovës.

Onix ka marrë një pikë me rëndësi në udhëtim tek A&N. Golin për skuadrën mysafire e ka realizuar i riu 14 vjeçar, Larson Ferati.

Ferati gjatë minutës së 75-të ka arritur të konkretizoj një gol mjaftë të bukur, duke i dhënë një pikë me rëndësi skuadrës nga banja e Pejës.

Ky është goli i dytë për Feratin, pasi të parin e ka arritur ndaj Dukagjinit. Ndërsa debutimi i 14 vjeçarit ka qenë me 10 mars në ndeshjen me Drenasin.

Kujtojmë që ky talent me parë ishte nisur edhe drejt Gjermanisë për t’u provuar tek skuadra e Werder Bremen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat