Interi ofron dy lojtarë dhe 7 milionë euro për ta marrë...

Futboll

Interi ofron dy lojtarë dhe 7 milionë euro për ta marrë...

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:00
Interi ofron dy lojtarë dhe 7 milionë euro për ta marrë...

Inter, pas fitores së titullit në Itali, po mendon të përforcohet për sezonin e ardhshëm dhe veçanërisht për Champions League.

Problemet financiare që po kalon Suning përjashtojnë mundësinë e investimeve të rëndësishme në merkaton e verës, por Marotta dhe Ausilio kanë filluar punën për përforcimin e ekipit të Conte-s.

Një nga pikat e dobëta është krahu i majtë, ku nuk do të rinovohet kontrata e Young. Për ta zëvendësuar, trajneri i zikaltërve mësohet të ketë kërkuar Filip Kostic, 28-vjeçari serb që ka shkëlqyer në këtë sezon në Bundesliga me 4 gola dhe 15 asiste.

Për të bindur Eintracht Frankfurt që ta shesë, sipas interlive.it, zikaltrit janë të gatshëm të ofrojnë kartonët e Matias Vecino dhe Valentino Lazaro (aktualisht i huazuar te Borussia Monchengladbach) plus 7 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat