Mourinho ka nisur të mendojë për Romën

Futboll

Mourinho ka nisur të mendojë për Romën

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:25
Mourinho ka nisur të mendojë për Romën

Jose Mourinho ka nisur të mendojë për Romën dhe skuadrën mbi të cilën do të kërkojë suksese në Serinë A. Portugezi ka qenë i qartë për drejtuesit teksa iu ka kërkuar një portier, një mesfushor dhe një sulmues. Së fundmi, mediat italiane bëjnë me dije se sulmuesi i preferuar nga tekniku luzitan është Andrea Beloti.

Ky i fundit është pjesë e Torinos, por skadenca e kontratës në vitin 2022 bën që lojtari ta ketë më të lirë largimin, ndërsa verdhekuqtë edhe më parë janë interesuar për sulmuesin.

Sakaq, Beloti është një preferencë e vjetër për Murinjon që e ka kërkuar futbollistin edhe kur ishte te Totenhem.

Tashmë, pritet që më në fund dëshira t’i bëhet realitet pasi drejtuesit e Romës do të kërkojnë ta kënaqin portugezin për t’u rikthyer në nivele të larta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat