Tifozët ultras sulmojnë vajzën e trajnerit të njohur italian

Futboll

Tifozët ultras sulmojnë vajzën e trajnerit të njohur italian

Më: 9 maj 2021 Në ora: 12:36
Tifozët ultras sulmojnë vajzën e trajnerit të njohur italian

Një rast i paprecedentë ka ndodhur natën e kaluar në Itali, teksa vajza e trajnerit të Peskarës, Xhanluka Grasdonia është sulmuar nga disa tifozë ultras të skuadrës të Salernitanës në prag të sfidës së nesërme që dy ekipet do të zhvillojnë për javën e 38-të të Serisë B.

18 vjeçarja është sulmuar fizikisht duke u dhunuar me shkelma dhe shtyrje nga tifozë të Salernitanës. Grasdonia është trajner i Peksarës e cila ka prerë biletën për në Serinë C vitin tjetër ndërsa Salernitana është afër ngjitjes në Serinë A.

Sulmi dyshohet se është bërë për të trembur trajnerin Grasdonia në prag të sfidës me Salernitanën, pasi kjo sfidë është jetike për skuadrën italiane për tu ngjitur në Serinë A.

Ndërkohë ka reaguar vetë gruaja e teknikut italian duke u shprehur se kjo sjellje është e patolerushme për një ndeshje futbolli dhe se do të largohen nga qyteti ku banojnë aktualisht pasi nuk është hera e parë që hasin probleme me tifozë futbolli.

“Pas pesë ditësh fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj familjes sonë, ne nuk mund ta tolerojmë atë që ndodhi natën e kaluar. Vajza jonë, e cila sapo ka mbushur 18 vjeç, u sulmua dhe u kërcënua me shtytje dhe shkelma në mënyrë që babai i saj të trembej vetëm për një lojë futbolli.

Shpresojmë që këta kriminelë, të cilët janë larg nga të qenit tifozë, do të identifikohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne falënderojmë të gjithë ata që na mbështetën në këto orë të trishtueshme, por është e qartë se jeta jonë do të vazhdojë larg Salerno”, shkruan gruaja e Grasdonias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat