“Ishte gjithçka e mbaruar, më pas…”, kur Milan ëndërroi blerjen e CR7

Futboll

“Ishte gjithçka e mbaruar, më pas…”, kur Milan ëndërroi blerjen e CR7

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:14
CR7

Cristiano Ronaldo mund të kishte qenë një lojtar i Milan-it një vit para transferimit të bujshëm tek Juventus.

Në shtatorin e 2018-ës, pas zbarkimit të Ronaldo-s tek Juventus, El Mundo ka ka shkruar se portugezi e kishte vendosur prej kohësh të largohej nga Real Madrid për shkak të pakënaqësive që kishte me Florentino Perez.

Kështu, Yonghong Li, ish-pronari i Milan-it në atë kohë, i ka ofruar 150 milionë euro për pesë vite portugezit në verën e 2017-ës, shifra jo shumë larg atyre të paguara nga Juventus.

Në nëntorin e 2018-ës ka ardhur konfirmi i Marco Fassone-s, ish-administratori i deleguar i kuqezinjve:

“Është e vërtetë, Yonghong Li donte Cristiano Ronaldo-n te Milan”, ka thënë Fassone pas marrjes së klubit nga fondi Elliott. “Mr Li e donte CR7 te kuqezinjtë sepse besonte se kishte një ndikim të madh në tregun kinez. Lojtari donte të largohej nga Madrid. Jemi takuar në korrik me menaxherin e tij Mendes për të kuptuar kostot e operacionit dhe dëshirën e Ronaldo-s”.

Fassone ka shpjeguar më pas se:

“Ronaldo ishte një fiksim i Li. E donte me çdo kusht. Kam folur me Mendes, Ronaldi ishte i gatshëm të largohej nga Real Madrid dhe Milan është një klub me famë ndërkombëtare që i pëlqente”.

Çfarë ka ndodhur më pas?

“E binda Mr. Li të hiqte dorë: Ronaldo kushtonte shumë”, ka zbuluar Fassone. “Kemi bërë një vlerësim të brendshëm dhe operacioni nuk ishte i përballueshëm”.

Mirabelli, ish-drejtuesi sportiv i kuqezinjve, ka shtuar:

“Kinezët nuk kanë nxjerrë paratë, nuk besonin se do të arrinim të negocionim për një kampion të tillë. Fassone me ka thënë se llogaritë nuk dilnin dhe kemi qenë të detyruar të tërhiqeshim”.

“Në fillim më kanë dhënë një buxhet, më pas një tjetër, ky është thelbi. Jam i bindur se Ronaldo do të kishte ardhur në Milano për të luajtur me Milan-in”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat