Miliarderi John Elkann do të ndjek përkrah Agnellit ndeshjen Juventus-Milan nga stadiumi, kjo është arsyeja

Futboll

Miliarderi John Elkann do të ndjek përkrah Agnellit ndeshjen Juventus-Milan nga stadiumi, kjo është arsyeja

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:30
John Elkann

John Elkann do të jetë prezent me Andrea Agnellin për të ndjekur nga afër ndeshjen, Juventus – Milan.

John Elkann është një biznesmen italo-amerikan dhe pronar i kompanisë Exor ku pasuria e tij kap shifrën mbi 2.5 miliardë dollarë.

Në fakt, Elkann është nipi i Gianni Agnellit, dhe trashëgimtar i familes Agnelli, e cila ka në pronësi Juventusin.

Nuk ndodh shpesh prezenca e tij në Torino, por kur ndodh, ndezën spekulimet.

Elkann do të jetë i shoqëruar nga Andrea Agnelli, dhe jo vetëm si mysafir, por aty ku merren vendimet e drejtueseve “Bianconerë”, aty ku gjenden zyret e presidentit dhe të drejtueseve të tjerë.

Sipas “Tuttosport”, ky është një mesazh i qartë që familja dhe kompania kurrë nuk do ta lënë në baltë klubin e Juventusit, por do të jenë përkrah “Bianconerëve”.

Një Juventus në vendin e pestë nuk është në interesin e askujt, prandaj sipas artikullit, kjo gjë do të kishte pasoja fatale edhe në merkaton e verës së klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat