John optimist për Prishtinën

Futboll

John optimist për Prishtinën

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:33
John optimist për Prishtinën

Sulmuesi i Prishtinës, Otto John ka folur për rikthimin e tij tek Prishtina.

John kishte mbetur disa kohë në Nigeri pasi nuk mundi të sigurojë lejen e qëndrimit në Kosovë, duke iu pamundësuar ardhja në Kosovë.

Nigeriani duke folur për “Duelin Sportiv”, ka treguar sfidat me të cilat iu desh të ballafaqohet gjatë kohës sa ishte larg nga Prishtina.

“Jam shumë i lumtur që jam rikthyer dhe jam me skuadrën, që një kohë kam munguar por e kam pritur këtë ditë dhe jam i entuziazmuar”, tha ai.

“Kam munguar një kohë të gjatë dhe më ka munguar të luaj, gjithmonë është ndjenjë e mirë kur një sulmues shënon gol, por kam vazhduar stërvitjet pavarësisht”, shtoi ai.

John tregoi edhe periudhën e tij kur ngeci në Afrikë.

“Ka qenë një periudhë e vështirë për mua sepse jam me Prishtinën që një kohë të gjatë, më kanë munguar stërvitjet më skuadrën”, tha John.

“Nuk e kemi filluar mirë kampionatin, patëm një periudhë të vështirë, por ja dolëm falë besimit, atmosfera është fantastike në skuadër dhe shpresoj të fitojmë titullin”, përfundoi Otto John.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat