Manaj nuk di të ndalet

Futboll

Manaj nuk di të ndalet

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:52
Manaj nuk di të ndalet

Manaj nuk di të ndalet, sulmuesi i Kombëtares tund sërish rrjetën me Barcelonën B

Rei Manaj vazhdon shkëlqimin te Barcelona B, teksa ka gjetur sërish rrugën e rrjetës ditën e sotme.

Sulmuesi i Kombëtares ka shënuar golin e katërt për Barcelonën B, ndaj Vijarealit B, në ndeshjen ku katalanasit fituan me rezultatin 2:4.

Manaj pasi merr një top të shkëlqyer në zonë, gjuan direkt dhe e ndal në fundin e rrjetës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar. Lushnjari konfirmon edhe njëherë se po kalon një sezon të shkëlqyer, teksa deri tani e ka gjetur 12 herë rrugën e rrjetës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat