Alonso: Jemi ringjallur dhe kemi arritur të fitojmë

Futboll

Alonso: Jemi ringjallur dhe kemi arritur të fitojmë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:54
Alonso: Jemi ringjallur dhe kemi arritur të fitojmë

Marcos Alonso ka pranuar se penalltia e gabuar nga Sergio Aguero i ka hapur rrugën fitores së Chelsea-t kundër Manchester City-t në kampionat.

Panenka e dështuar e argjentinasit ka ndihmuar londinezët të marrin një fitore 2-1 në Etihad Stadium, me golin e fitores që është shënuar pikërisht nga Alonso.

“Jemi ringjallur dhe kemi arritur të fitojmë. Kemi luajtur keq në pesë minutat e fundit, por mendoj se i kemi merituar tri pikët”, ka thënë spanjolli.

“Skuadra po bën një punë shumë të mirë dhe duhet të punojmë shumë sepse më e mira s’ka ardhur akoma”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat