Solskjaer kundër drejtuesve

Futboll

Solskjaer kundër drejtuesve

Më: 9 maj 2021 Në ora: 14:19
Solskjaer kundër drejtuesve

Ole Gunar Solskjaer ka sulmuar drejtuesit e Premier Ligës për kalendarin e ngjeshur të Junajtidit pas kualifikimit në finalen e Ligës së Europës.

“Djajtë” do të luajnë kundër Aston Vilës sot, ndaj Lestërit më 11 maj dhe Liverpulit më 13 maj. Pastaj presin Fulhamin më 18 maj, luajnë me Uolvesin në 23 dhe më 26 është finalja e Ligës së Europës në Gdansk kundër Vijarealit.

Katër ndeshje në harkun e 8 ditëve do të luhen për shkak të shtyrjes së ndeshjes me Liverpulin më 13 maj.

“Kjo është e padëgjuar. Është bërë nga njerëz që nuk kanë luajtur kurrë futboll në këto nivele. Është e pamundur fizikisht për futbollistët”, u ankua trajneri norvegjez pas ndeshjes me Romën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat