Prishtina - Feronikeli, kryeqytetasit në kërkim të titullit

Futboll

Prishtina - Feronikeli, kryeqytetasit në kërkim të titullit

Më: 9 maj 2021 Në ora: 14:43
Prishtina - Feronikeli, kryeqytetasit në kërkim të titullit

FC Prishtina do kërkoj sot fitoren e radhës për të vazhduar rrugën drejt titullit të kampionit.

Megjithatë, “bardhekaltërit” nuk do të kenë punë aspak të lehtë, pasi që takohen me Feronikelin, skuadër e cila po lufton për mbijetesë.

Prishtina ka 72 pikë në krye të tabelës, tri më shumë se Drita dhe pesë më shumë se Ballkani. Drita dhe Ballkani takohen sot mes vete.

Kurse, Feronikeli renditet i shtati me 38 pikë, vetëm dy më shumë se Arbëria (e teta) dhe Trepça ’89 (e nënta).

Kjo ndeshje zhvillohet në “Fadil Vokrri” nga ora 15:00, teksa tani janë bërë të ditura edhe formacionet.

Formacioni zyrtar i Prishtinës: Nika, Krasniqi, Mici, Dellova, Bekteshi, Abazi, Boshnjaku, Lilaj, Krasniqi, Mankenda, Kryeziu.

Formacioni zyrtar i Feronikelit: Smakiqi, Dabiqaj, Lladrovci, Thaqi, Hoti, Malaj, Bojku, Maliqi, Islami, Milickovic, Simonovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat