Si e përdori Neymar Barcelonën?

Futboll

Si e përdori Neymar Barcelonën?

Më: 9 maj 2021 Në ora: 15:03
Si e përdori Neymar Barcelonën?

Neymar rinovoi ditën e djeshme me PSG deri në verën e vitit 2025, me opsionin e zgjatjes edhe për një tjetër sezon.

Në këtë mënyrë shanset për një kthim të mundshëm te Barcelona tashmë zerohen dhe në klubin katalanas nuk ndihen aspak mirë pas kësaj.

RAC 1 raporton se një muaj më parë një nga emisarët e Barcelonës udhëtoi në Paris dhe qëndroi gjithë ditën me Neymar për të zbuluar planet e brazilianit për të ardhmen.

Sipas burimit të lartpërmendur, Neymar do të kishte shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer te Barcelona sepse ai nuk pa një projekt fitues në PSG dhe kjo është arsyeja pse klubi ndihet i përdorur dhe i zhgënjyer pasi është ndeshur me rinovimin e brazilianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat