Prishtina shënon fitore, kurrë më afër titullit

Futboll

Prishtina shënon fitore, kurrë më afër titullit

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:00
Prishtina shënon fitore, kurrë më afër titullit

Skuadra me renome Prishtina ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2:1 kundër Feronikelit nga Drenasi, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në minutën e 4-të, Leonit Abazi kaloi në epërsi bardhekaltrit, ndërsa mysafirët barazuan (1:1) me autogolin e Gledi Micit.

Në pjesën e dytë, Prishtina pas një presionit të madh shënon golin e fitores, falë golit të Endrit Krasniqit në minutën e 67-të.

Në minutën e 79-të, “Nikli” pati rast për të barazuar rezultatin, por portieri Nika pret penalltinë e Simonovskit.

Pas javës së 34-të, Prishtina udhëheq me 75 pikë, ka pesë më shumë se Drita dhe shtatë se Ballkani dhe Feronikeli është në pozitën e tetë me 38 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat