Urrejtjes i përgjigjet me dashuri! Tifozët donin largimin e tij

Futboll

Urrejtjes i përgjigjet me dashuri! Tifozët donin largimin e tij

Më: 9 maj 2021 Në ora: 17:24
Urrejtjes i përgjigjet me dashuri! Tifozët donin largimin e tij

Urrejtjes i përgjigjet me dashuri! Tifozët donin largimin e tij, Sadiku pas golave: Ju dua! Faleminderit për mbështetjen!

Armando Sadiku është zhbllokuar edhe në aspektin psikologjik pas fitores së arritur nga ana e Bolivarit kundër San Jose në shifrat 0-5. Pas thuajse një vit pa shënuar në ndeshje zyrtare, sulmuesi shqiptar realizoi dopietë brenda 90 minutave.

Goli i ishte shndërruar në “mallkim” Sadikut që dikur etiketohej si sulmuesi më produktiv që kishte Shqipëria. Madje do të gabonte edhe nga 11-metrat, duke marrë komentet e shumta të tifozëve të Bolivar që kërkonin largimin e tij.

Urrejtjes i përgjigjet me dashuri! Në ato pak fjalë që ka dhënë pas ndeshjes së djeshme, Sadiku ka falenderuar të gjithë tifozët.

“Jam shumë i lumtur. Ne do të shkojmë kështu për të pasur të tjera momente të bukura. Ju dua. Dua t’ju falenderoj për mesazhet e mbështetjes që më keni dërguar. Ishte shumë e rëndësishme për ne që të fitonim dhe ia dolëm.

Unë përgatitem në çdo ndeshje që të shënoj”, u shpreh Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat