Shkëndija fiton ndeshjen dramatike në Shkup kundër Makedonija GP!

Futboll

Shkëndija fiton ndeshjen dramatike në Shkup kundër Makedonija GP!

Nga: Kemajl Goca Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:00
Shkëndija fiton ndeshjen dramatike në Shkup kundër Makedonija GP!

Kampioni i ri Shkëndija nga Tetova ka shënuar fitore me rezultat 4:3 në Shkup kundër Makedonija GP, në takimin e javës së 32-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll.    

Rrebesh gola, gjithsej shtatë dhe fitore në çastet e fundit e skuadrës kuqezi.

Për Makedonija GP shënuan Fazli (31’), Da Silva (34’ -nga penalltia), Bozhinovski (84′) dhe për Shkëndijen realizuan Ibraimi (3’ e 15’), Elezi (51’) e Alimi (90-1’).

Shkëndija është në pozitën e parë me 74 pikë, Makedonija GP bie në pozitën e katërt me 52 sosh.

Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Bellasica-A. Pandev 0:2
Boreci-Renova 2:0
Makedonija GP-Shkëndija 3:4
Rabotniçki-Sileksi 3:1
Shkupi-Pelisteri 0:0
Struga Trim & Lum-Vardari 1:0

Tabela

1.Shkendija    32    22    8    2    68:25    74
2. Shkupi    32    16    10    6    40:23    58
3. Struga TL    32    14    12    6    38:24    54
4. Makedonija GP    32    15    7    10    51:43    52
5. Rabotniçki    32    11    14    7    44:38    47
6. Pelisteri    32    11    9    12    32:38    42
7. Boreci    32    11    7    14    31:33    40
8. A. Pandev    32    11    5    16    29:35    38
9. Sileksi    32    10    6    16    49:44    36
10. Renova    32    8    11    13    35:45    35
11. Vardari    32    7    10    15    32:58    31
12. Bellasica    32    4    5    23    23:66    17
Në javën e fundit do të takohen: A. Pandev-Boreci, Pelisteri-Bellasica, Renova-Rabotniçki, Shkëndija-Shkupi, Sileksi-Sruga TL dhe Vardari - Makedonija GP.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat