Basha: Merituam më shumë ndaj Dritës

Futboll

Basha: Merituam më shumë ndaj Dritës

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:01
Basha: Merituam më shumë ndaj Dritës

Trajneri në detyrë i Ballkanit, Ardian Basha falenderoi presidentin Arsim Kabashi, i cili ia besoi atij detyrën pas shkarkimit që klubi ia bëri Bledi Shkëmbit.

Basha që drejtoi për herë të parë Ballkanin u nda i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe tha se skuadra e tij do ta jap maksimumin edhe në dy xhirot e fundit.

“Falenderoj presidentin që ma ka besuar këtë detyrë, që me udhëheq skuadrën në këto tri ndeshje. Angazhimi i lojtraëve ishte mbi maksimalen e tyre, bëmë gjithçka, e dominuam lojën, kishim shumë raste, por pak çaluam te konkretizimi”.

“Mendoj që kishim më shumë nga loja, mendoj që lojtarët u paraqitën mirë, për këtë pjesë jam shumë i lumtur dhe do të vazhdojmë kështu me angazhim edhe në dy ndeshjet tjera,” ka thënë Basha.

“Mendoj që Ballkani ka bërë lojën më të bukur, ka bërë spektakël dhe deri këtu kemi arritur me meritë, por mendoj që kemi mundur të kemi pikë më shumë, por sidoqoftë rrethanat tjera nuk na kanë leju që të kemi disa pikë më shumë. Konkretisht në ndeshjen e sotme mund të jepej një penalti në Dakun që doli një kundër një me portierin, por në momentin vendimtar nuk po na japin atë që na takon,”.

Ballkani me këtë barazim është larguar edhe matematikisht nga gara për titull, pasi Prishtina grumbullon 75 pikë kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund, derisa suharekasit janë në vendin e tretë me 68 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat