Skuadra bergamaske u rikthye te fitorja

Futboll

Skuadra bergamaske u rikthye te fitorja

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:51
Skuadra bergamaske u rikthye te fitorja

Parma në këto vitet e fundit është kthyer në një nga kundërshtarët e preferuar për Atalantën në Serie A.

Skuadra bergamaske u rikthye te fitorja në kampionat duke ruajtur vendin e dytë falë suksesit të thellë në Tardini ndaj Parmës me shifrat 2-5.

Fitorja e 7-të në 8 ndeshjet e fundit për skuadrën e Gasperinit ndaj formacionit emilian që është rrëzuar edhe matematikisht në Serie B. Në pjesën e parë Atalanta shënoi vetëm një gol me ukrainasin Malinovsky ndërkohë që talenti Pessina dyfishoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë. Në 15 minutat e fundit të takimit u shënuan dhe plot 5 gola, 3 për Atalantën, 2 nga Muriel dhe një nga Miranchuk dhe 2 për Parmën nga Brunetta dhe Sohm.

Me këtë fitore Atalanta u ngjit në kuotën e 72 pikëve në kampionat. Realizoi për të dytën javë radhazi Mërgim Vojvoda për Torinon dhe sërish pas një asisti të Ansaldit por këtë herë goli i anësorit të përfaqësueses së Kosovës nuk i mjaftoi Torinos për të marrë tre pikët pasi u ndal në një barazim 1-1 nga Verona me Dimarcon që shënoi golin e barazimit vetëm 2 minuta pas finalizimit të Vojvodës.

Preku pothuajse mbijetesën Cagliari që triumfoi 1-3 në përballjen direkte ndaj Beneventos duke krijuar një distancë sigurie prej 4 pikësh nga skuadra jugore.

Golat Lykogiannis, Pavolettit dhe Joao Pedros në fund bënë të pavlefshëm edhe finalizimin e Lapadulas për skuadrën e Pippo Inzaghit.

Mori një fitore me peshë në garën për vendin e 7-të edhe Sassuolo që triumfoi 1-2 në transfertën ndaj Genoas me gola të Raspadorit dhe Berardit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat