Robben nuk ka limite

Futboll

Robben nuk ka limite

Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:59
Robben nuk ka limite

Arjen Robben nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli teksa shumë mendonin se holandezi do të varte këpucët në gozhdë pas largimit të tij nga Bajern Mynih.

Megjithatë, kur është në moshën 37-vjeçare dhe kur sapo është rikthyer nga një dëmtim, Roben vazhdon të prekë fushën e gjelbërt me skuadrën e Groningen në Eredivize.

Sulmuesi, madje nuk ka ndërmend t’i vendosë limite vetes ndërsa së fundmi ka theksuar se nëse trajneri i kombëtares së Holandës, De Bur e thërret për Europianin, atëherë ai do të shkonte.

“Nëse De Boer do më thërriste në kombëtare për Kampionatin Europian? Atëherë do shkoja.

Por për të qenë realist, duhet të jesh mirë fizikisht. Në ëndrrat e mia kampionati Europian do të ishte finalja ime. Nuk po them se dua të shkoj, por nëse De Bur më telefonon atëherë do të shkoja”, u shpreh Robben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat