Roma gjen qetësinë kundër të fundosurit

Futboll

Roma gjen qetësinë kundër të fundosurit

Nga: K.G. Më: 9 maj 2021 Në ora: 19:52
Roma gjen qetësinë kundër të fundosurit

Roma megjithatë e gjen qetësinë kundër skuadrës së fundosur në tabelë, Crotone, duke e mposhtur me rezultat 5:0, në takimin e javës së 35-të në Serie A. 

Futbollistët e Romës dominuan takimin, sidomos në 45 minutat e dytë, kur shënuan të gjitha golat. 

Mayoral (47' e 90'), Pellegrini (70' e 73'), Mkhitaryan (78') shënuan për fitoren bindëse të romakëve. 

Roma renditet në vend të shtatë me 58 pikë dhe Crotone në fund me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat