Juventus - Milan, formacionet zyrtare

Futboll

Juventus - Milan, formacionet zyrtare

Më: 9 maj 2021 Në ora: 19:56
Juventus - Milan, formacionet zyrtare

Juventusi dhe Milani do të përballen sonte për një vend në top katërshe të Serie A, e në një ndeshje vendimtare për shanset e tyre për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e javës së 35-të mes Juves dhe Milanit zhvillohet në orën 20:45 në Allianz Stadium në Torino.

Juventusi dhe Milani kanë pikë të barabarta, nga 69 secila, në vendet katër dhe pesë, përkatësisht.

Atalanta është e dyta me 72 pikë dhe Napoli i treti me 70, pas 35 ndeshjeve.

Andrea Pirlo nuk përballet me ndonjë mungesë dhe ndeshjen do ta nisë me Cristiano Ronaldon dhe Alvaro Moratan në sulm.

Giorgio Chiellini do të luajë titullar para Leonardo Bonuccit.

Ndërkohë, as Stefano Pioli nuk përballet me mungesa të theksuara, përveç Samu Castillejo, i cili është i pezulluar.

Fikayo Tomori e ka fituar besimin e trajnerit Pioli para kapitenit Alessio Romagnoli në mbrojtjen kuqezi.

Formacionet zyrtare

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo

Milan: G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Theo Hernandez; Kessie, Bennacer; Saelemaekers, Brahim Diaz, Calhanoglu; Ibrahimoviç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat