​Publikohen formacionet zyrtare Real Madrid-Seville

Futboll

​Publikohen formacionet zyrtare Real Madrid-Seville

Më: 9 maj 2021 Në ora: 20:06
Real Madrid-Seville

Gjiganti spanjoll Real Madridi zhvillon sonte ndeshje kundër skuadrës së Sevillës, në kuadër të javës 35 të La Ligës spanjolle në futboll.

“Galaktikët” kërkojnë me çdo kusht fitoren, ku tri pikët janë të vlefshme për garën e titullit, pasi momentalisht gjenden vetëm tri pikë larg liderit Atletico Madridit.

Pas 34 xhirosh, Reali zë vendin e tretë me 74 pikë, një më pak se Barcelona në vendin e dytë, ndërsa Sevilla renditet e katërta me 70, duke e siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Real Madrid do të jetë me mungesa të mëdha në këtë ndeshje, ku nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Dani Carvajal, Lucas Vasquez, Ferland Mendy, Sergio Ramos e Raphael Varane.

Në anën tjetër, Sevilla ka të gjithë lojtarët e gatshëm për këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid (4-4-2): Courtois; Odriozola, Nacho, Militao, Marcelo; Valverde, Modric, Casemiro, Kroos; Benzema, Vinicius Jr.

Sevilla (4-3-3): Bono; Navas, Kounde, Carlos, Acuna; Fernando, Rakitic, Jordan; Suso, Gomez, Ocampos

21:00 Real Madrid (3) – Sevilla (4) (Stadiumi Alfredo Di Stefano)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat