​Mourinho e dëshiron Belottin te Roma

Futboll

​Mourinho e dëshiron Belottin te Roma

Më: 9 maj 2021 Në ora: 20:09
Andrea Belotti

Trajneri portugez dëshiron ta rindërtojë skuadrën e Romës.

Jose Mourinho dëshiron ta transferojë këtë verë te Roma sulmuesin e skuadrës së Torinos Andrea Belotti, raporton “Corriere Dello Sport”.

Mourinho nga sezoni i ardhshëm do të merr drejtimin e Romës nga trajneri aktual Paulo Fonseca, dhe në listën e të dëshiruarve për transferim në “Olimpico” është edhe sulmuesi 27-vjeçar Belotti.

Nëse dështon transferimi i tij, sulmuesi i Paris Saint-Germain Mauro Icardi është emri tjetër që Mourinho dëshiron ta sjellë te Roma, për ta zëvendësuar veteranin Edin Dzeko.

Këtë sezon, Andrea Belotti ka bërë 32 paraqitje në Serie A, duke regjistruar 12 gola dhe shtatë asistime për skuadrën e Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat