Capello: Juventusi i turpshëm

Futboll

Capello: Juventusi i turpshëm

Më: 9 maj 2021 Në ora: 23:07
Capello: Juventusi i turpshëm

Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello i cili mbulon dhe rolin e analistit në mediat italiane ka folur për fitoren e thellë të Milanit ndaj Juventusit me rezultatin 0-3 në stadiumin “Allianz Stadium” ku kuqezinjtë nuk fitonin prej 10 vitesh.

Capello e quan skuadrën e Pirlos të turpshme dhe e krahason si një ekip prej Super Lige:

“Ngjasonte si Juventusi ndaj Udineses, pa ide dhe totalisht e turpshme.

Milani ka bërë pjesën e saj duke luajtur. Juventusi nisi duke pritur, kur më pas kërkuan duke bërë presing.

Kam parë aq shumë pasime të gabuara, saqë mendoj a është kjo skuadër nga Super Liga?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat