Depay ka pranuar t’i bashkohet Barcelonës në ofertën më të ulët të mundshme

Futboll

Depay ka pranuar t’i bashkohet Barcelonës në ofertën më të ulët të mundshme

Më: 10 maj 2021 Në ora: 00:45
Memphis Depay

Memphis Depay është duke e kërkuar transferimin me ngulm te Barcelona në këtë verë.

Anësori holandez ka kohë që është në radarin e skuadrës katalunase, derisa vetëm verën e kaluar kishte sinjale.

Sipas asaj që raporton AS, Depay ka arritur marrëveshje personale me Blaugranasit, duke pranuar edhe pagën më të ulët.

Holandezi do të jetë lojtarë i lirë në fund të këtij sezoni, pasi kontrata me Lyonin pikërisht i skadon atëherë.

Depay ka siguruar madje edhe shtëpinë në Barcelonë, e që gjatë verë do të vendoset atje.

Ronald Koeman e vlerëson shumë talentin e tij, pasi e njeh që nga koha kur të dy ishin te kombëtarja e Holandës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat