Chelsea planifikon kontratë të re për Brojan, pas paraqitjeve të mira me Vitessen

Futboll

Chelsea planifikon kontratë të re për Brojan, pas paraqitjeve të mira me Vitessen

Më: 10 maj 2021 Në ora: 10:31
Armando Broja

Armando Broja do të vazhdojë të qëndrojë në Stamford Bridge.

Armando Broja është duke kaluar në një formë mahnitëse në Eredivisie me skuadrën e Vitesses.

Broja ka shënuar tashmë 11 gola në fanellën e Vitesses dhe si duket ka bindur drejtuesit e “The Blues” me paraqitjet e tij fantastike.

19 vjeçari është transferuar në Vitesse në formë huazimi dhe ka shkëlqyer në sezonin 2020/2021, tani Chelsea planifikon ta shpërblejë sulmuesin shqiptar me një kontratë të re.

Sipas korrespodentit të Chelseat në kuadër të “Goal.com”, Nizaar Kinsella, Chelsea ka bërë të ditur dëshirën e tyre për të rinovuar me Brojën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat