Juventusi synon transferimin e Jose Gayas

Futboll

Juventusi synon transferimin e Jose Gayas

Më: 10 maj 2021 Në ora: 10:38
Juventusi synon transferimin e Jose Gayas

Juventusi është duke kërkuar ta përforcojë krahun e majtë të mbrojtjes për edicionin e ri.

Zonja e Vjetër pritet ta largojë mbrojtësin brazilian Alex Sandro, i cili që disa kohë lidhet me një largim nga Juventusi.

E emri më i kërkuar për atë pozitë nga gjiganti italian është ai i mbrojtësit spanjoll Jose Gaya që luan te Valencia.

Skuadra spanjolle po kalon nëpër një krizë financiare dhe pritet ta nxjerr në shitje gjatë afatit kalimtar veror kapitenin e tyre.

25-vjeçarit tanimë i është caktuar edhe çmimi i largimit, ku Valencia kërkon 35 milionë euro për ta lënë të lirë.

Image

Bardhezinjtë nga Torino janë të gatshëm për ta paguar këtë shumë, por duhet mposhtur konkurrenca e Interit, Milanit, Atletico Madridit dhe Manchester Cityt për lojtarin.

Nëse dështon afrimi i Gayas, Juventusi si plan B ka transferimin e anësorit Emerson Palmieri nga Chelsea. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat