Ylli i Real Madridit për penalltinë e Sevillës: Çfarë turpi

Futboll

Ylli i Real Madridit për penalltinë e Sevillës: Çfarë turpi

Më: 10 maj 2021 Në ora: 10:47
Real Madrid

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, e ka quajtur të turpshëm vendimin e gjyqtarit për t’i dhënë Sevillës një penallti kontroverse të dielën në La Liga.

Carvajal mungoi në barazimin e Real Madridit 2:2 me Sevillën në një ndeshje vendimtare për skuadrën e tij në garë për titull në La Liga.

Barazimi në Valdebabes ia mohoi Realit mundësinë për t’u bërë lider i La Ligës dhe si pasojë, tani ngel dy pikë mbrapa liderit Atletico Madrid, tri ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Sevilla e fitoi një penallti kur Eder Militao u gjykua ta ketë prekur topin me dorë në zonë pas një vendimi të VAR-it që ia anuloi Karim Benzemas një penallti në anën tjetër gjatë atij aksioni.

“Çfarë turpi”, shkroi Carvajal në Instagram.

Mbrojtësi i djathtë spanjoll mungoi në këtë takim shkaku i lëndimit dhe e shikoi ndeshjen nga tribunat e stadiumit Alfredo Di Stefano.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat