Dukagjini dhe Llapi do përballen të mërkurën për finalen e Kupës së Kosovës

Futboll

Dukagjini dhe Llapi do përballen të mërkurën për finalen e Kupës së Kosovës

Më: 10 maj 2021 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Skuadra e Ligës së Parë, Dukagjini dhe skuadra e Superligës, Llapi do të përballë në kuadër të finales së Kupës së Kosovës.

Skuadrat e Dukagjinit dhe Llapit do të përballen në finale të Kupës së Kosovës të mërkurën.

Dukagjini ka arritur në finale duke mposhtur në çerekfinale skuadrën e Superligës, Drenicën.

Në gjysmëfinale skuadra e Armend Dallkut mposhti Istogun, ndërsa Llapi në çerekfinale eliminoi Trepçën 89 dhe në gjysmëfinale arriti të eliminojë Prishtinën.

Ndeshja zhvillohet më 12 maj, 2021, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat