Pioli: Milani e dogji ëndrrën e Scudettos, por ia dolëm të rikthehemi mjaftueshëm mirë

Futboll

Pioli: Milani e dogji ëndrrën e Scudettos, por ia dolëm të rikthehemi mjaftueshëm mirë

Më: 10 maj 2021 Në ora: 13:42
Stefano Pioli

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur pas fitores bindëse ndaj Juventusit.

Milani arriti të triumfojë në “Allianz Stadium” në kuadër të xhiros së 35-të të Serie A.

Por, kjo nuk ishte një fitore e thjeshtë, pasi “Rossonerët” arritën të “turpërojnë” Juven me rezultatin final, 0-3.

Kjo fitore vjen pas dy humbjeve ndaj Lazios dhe Sassuolos, humbje të cilat ia vështirësuan punën Piolit dhe Milanit dhe humbën pozitën e dytë në tabelë.

Pioli deklaroi pas ndeshjes së Milani e dogji ëndrrën e Scudettos dhe rrezikoi shumë për të humbur, por në fund arritën të ktheheshin mjaftueshëm mirë për tu rikuperuar.

“Kundër Juventusit bëmë të gjitha lëvizjet me mend, tabela është e ngjeshur, nuk është e dobishme të festojmë tani”, tha ai.

“Por rezultati në Torino i ngjan një finale të fituar”, shtoi ai.

“Milani ka pasur frikë të jap më të mirën, ka djegur ëndrrën e Scudettos, ka djegur edhe dallimin në pikë falë pasigurisë, por në fund ia dolëm të rikthehemi mjaftueshëm mirë”, tha Pioli.

“Reaguam mirë pas gabimit të penaltisë së Kessie, fatkeqësisht Ibrahimovic mbetet jashtë shkaku i lëndimit”, përfundoi Stefano Pioli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat